Udhezim

U D H Ë Z I M

“Mbi koordinimin e punës së shërbimeve mjeko-ligjore në institucionet mjekoligjore”.

Në mbështetje të nenit 102, pika të nenit 118 të Kushtetutës së republikës së shqipërisë, të nenit 1, pika”e” të Ligjit Nr. 7381, datë 09.05.1990 “Për Krijimin e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe të akteve të tjera nënligjore,

UDHËZOJMË:

  1. Shërbimet e ekspertimit mjeko-ligjor në republikën e Shqipërisë, të koordinojnë punën me instituciopnet shëndetësore, që aktiviteti mjeko-ligjore të përdoret në dobi të forcimit të kontrollit dhe disiplinës shkencore në institucionet shëndetësore, të luftës parandaluese kundër veprave penale, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientëve..

  1. Shërbimet mjeko-ligjore në rrethet ku kanë qendrën gjykatat e apeleve (Tiranë, Durrës, Kor- çë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër) ku mjekët ligjore janë njëkohësisht edhe anatomo patologë, të realizojnë aktivitetin e tyre edhe në fushën e anatomisë patologjike(autopsitë spitalit, biopsinë etj.) duke shfrytëzuar bazën materiale-teknike dhe mjediset brenda spitaleve.

  1. Shërbimet anatomopatologjike në rrethet e tjera krahas aktiviteteve në fushën e anatomisë patologjike në cilësinë e ekspertit të jashtëm kryejë edhe ekspertimet mjeko-ligjore në dobi të organeve të Drejtësisë.

  1. Në rastet kur ekspert i jashtëm thirret nga një organ i caktuar për një ekspertim (vajtje në vend ngjarje jashtë rrethit të tij, në gjyq etj) duhet të vërë në dimeni drejtorinë e institucionit qendror nga ku varet. Shpërblimi apo dietat jepen nga organi që i ka kërkuar, në bazë të nenit 485 të Kodit të Proçedurës Penale.

  1. Mosmarrëveshjet, që mund të lindin midis ekspertëve të jashtëm dhe organeve të drejtësisë, zgjidhen nga drejtoritë përkatëse të ministrive respektive.

  1. Ekspertët mjeko-ligjore, funksionare dhe të jashtëm, me inisiativën e tyre, me kërkesë të drejtorive të institucioneve shëndetësore, e mbi bazën e ankesave të personave dhe të enteve, duhet të aktivizohen në kontrollet periodike të kartelave klinike, të depistojnë rastet kur dyshohet se vdekje e një pacienti ose rendimi i gjëndjes ka ardhur si pasojë e një mjekimi të pakujdesshëm ose nga mosdhënia e ndihmës nga personeli mjekësore dhe sipar rastit konkret të nxisë organizimin e oponencave dhe debateve shkencore nëpërmjet analizave anatomo-klinike.

  1. Kur administrohen prova të mjaftueshme se vdekja ose rrezikimi i jetës së një pacienti ka ardhur si pasojë e një mjekimi të pakujdesshëm ose nga mosdhënia e ndihmës nga personeli mjekësor, janë të detyruar të vënë në dijeni drejtorinë e institucionit ose dhë në mënyrë të pavarur, të bëhet kallzimi për ndjekje penale në organet e prokurorisë. Në rastet kur shkeljet mjekësore nuk përmbajnë pasoja të rënda juridike, sipas rastit të bëhet njoftimi pranë Këshillit Disiplinor të Urdhërit të Mjekëve.

  1. Në të gjitha rastet e paraqitjes në institucionet shëndetësore të personave të dëmtuar (në dhunimet fizike, abuzime e krime seksuale etj) ose të vdekur nga shkaqe të dhunshme (vrasja, vetvrasje, aksidente), mjeku i rojes duhet menjëherë të lajmërojë Komisariatin e Policisë, dhe prokurorinë brenda territorit ku shtrin funksionin juridiksional për identifikimin e natyrës së traumës dhe fillimin e një investigimi të shpejtë të rrethanave konkrete të ngjarjes.

  1. Kur një i sëmurë ndes në një institucion shëndetësor brenda 24-orëve të para të shtrimit pa ju përcaktuar diagnoza ose kur një i sëmurë vdes në këtë institucion dhe familjarët pretendojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një mjekimi të pakujdesshëm ose nga mosdhënia e ndihmës nga personeli mjekësorë, detyrimisht duhet të bllokohet dokumentacioni mjekësorë dhe kufoma t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

  1. Vdekjet e papritura në personat e rritur me shëndet të mirë në dukje dhe vdekjet e fëmijëve nga 0-1 vjeç në rrethana të paqarta, duhet të konsiderohen vdekje të dyshimta dhe autopsia mjeko-ligjore është e detyrueshme.

  1. Në rastet e vdekjeve natyrore ose kur personi njihet si i sëmurë dhe vdes nga shkaqe patologjike, vetëm mjeku i familjes ose një mjek tjetër i autorizuar nga ai, ka të drejtën e përcaktimit juridik të shkakut të vdekjes dhe të lëshojë skedën e vdekjes.

  1. Kur një i sëmurë vdes në një institucion mjekësor nga një sëmundje ose proçes patologjik, të drejtën e përcaktimit të shkakut të vdekjes e ka mjeku kurues, i cili nëpërmjet një epikrizë-vdekjeje ja përcjell mjekut të familjes dhe ky i fundit lëshon skedën e vdekjes. Në rastet e vdekjeve me dhunë skedën e vdekjes e lëshon vetëm mjeku ligjor.

  1. Për shtrimet në spital të personave që dyshohet se janë të intoksikuar nga lëndë helmuese ose substanca droge, mjeku kurues mund të kërkojë konsulencë ose kryerjen e analizave të ndryshme nga ekspertët toksikologë të laboratorit të toksikologjisë ligjore të Shërbimit Qëndror Mjeko-Ligjor, kundrejt tarifave përkatëse.

  1. Të gjithë ekspertët mjeko-ligjorë èpër raste ekspertimesh të kërkuara nga organet e prokurorisë, të drejtësisë, dhe nmë raste verifikimesh nga ankesa të ardhura nga subjekte të tjera jashtë funksionit të hetimit dhe gjykimit, në dijeninë e drejtorisë të institucionit shëndetësor, kanë të drejtën për të parë e studiuar dokumentacionin mjekësor në statistikat e institucionet përkatëse. Në kartelat dentare-odontolograma.

  1. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë, në kuadrin e bashkëpunimit për çështje mjeko-ligjore me interes të përbashkët, të organizojë konferenca e seminare shkencore për ngritjen e nivelit tekniko-profesional si dhe analizza e studime përgjithësuese në luftë kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit të njeriut dhe forvimit të disiplinës shkencore në institucionet shëndetësore.

  1. Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.