Instituti i Mjekësisë Ligjore
Njoftim
Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 7, pika 1, shkronja “c”, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, të ndryshuar, Sekretarët e Përgjithshëm dhe Drejtuesit e Institucioneve Publike, të pavarura dhe të varësisë, janë të detyruar të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare përkatëse të internetit, me qëllim administrimin e çdo denoncimi dhe të çdo rasti të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të atij institucioni në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidatit në zgjedhje.
Personi i kontaktit për Institutin e Mjekësisë Ligjore është z. Bledar Xhemali,
Email: bledar.xhemali@mjekesialigjore.gov.al
Rreth Nesh
Misioni dhe roli i Institutit
Shtrirje kombëtare
Transparencë proaktive
Publikim dhe përditësim i informacionit sipas Programit të Transparencës. 
Keni pyetje?
info@mjekesialigjore.gov.al
Ekspertiza & Shërbime mjeko-ligjore
Ekspertizë mjeko-ligjore & kërkim shkencor
Ekspert mjeko-ligjor (IML)
Ekspert mjeko-ligjor pranë gjykatave të apelit
Ekspert psikiatër ligjor
Ekspert toksikolog ligjor
Ekspert biologo-ligjor
Njoftime & Sqarime për Publikun
Sqarim për opinionin publik!
Aktivitete profesionale ndërkombëtare
Dokumente & udhëzime
Transparencë dhe kërkesa për informim
Reagim zyrtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Reagim zyrtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Instituti i Mjekësisë Ligjore shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë profesional për deklaratat publike të avokatit z. Arben Llangozi, i cili në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa asnjë bazë shkencore ka sulmuar aktet e ekspertizës mjekoligjore dhe ka etiketuar Institutin si “organizatë kriminale”.
Këto deklarata të bëra nga ky avokat në disa media televizive si Top Channel, MCN TV, përbëjnë një shpifje të rëndë, një fyerje ndaj një institucioni të pavarur që vepron në bazë të ligjit, dhe një përpjekje të qartë për të cenuar integritetin e provave mjekoligjore në procesin penal.
Theksojmë se në të gjithë botën demokratike, mjekësia ligjore jep mendime profesionale mbi bazë të kritereve shkencore dhe mjekësore. Vlerësimet juridike dhe analizat mbi rrethanat e vendngjarjes i përkasin ekskluzivisht organit të hetimit penal dhe nuk bëhen objekt i ekspertizës mjekoligjore. Çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe është një manipulim i opinionit publik dhe një cenim i drejtësisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore është një strukturë e ndërtuar mbi standarde të larta profesionale dhe shkencore, dhe çdo akt që hartohet nga ekspertët tanë është produkt i punës së pavarur dhe i dokumentuar mbi baza të qarta mjekësore.
Diskreditimi i mjekësisë ligjore me gjuhë denigruese dhe akuza absurde nuk do të tolerohet. Institucioni ynë rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo veprim ligjor për mbrojtjen e reputacionit dhe autoritetit të tij, përfshirë edhe kërkesën për Ministrinë e Drejtësisë dhe DHKA për të disponuar heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për shkelje të rëndë të etikës profesionale!
Instituti i Mjekësisë Ligjore
