Udhezim i Perbashket

             

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË                                               REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E DREJTËSISË                                           MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

Nr. 6819 Prot., datë 29.12.2000                                                 Nr. 1366 Prot., datë 22.01.2001

 

 

                                                                           

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Nr.11, datë 24.01.2001

 

 

 

U D H Ë Z I M

 

 

RREGULLA TË DETYRUESHME MBI KQYERJEN E VËNDIT TË NGJARJES,

KRYERJES SË AUTOPSISË, EKZUMIMEVE E ANALIZAVE

Me qëllim që, të forcohet puna në drejtim të zbatimit të rregullave proçeduriale e ligjore, për kryerjen e vendit të ngjarjes, kryerjen e autopsive, analizave, etj., në rastet e ngjrarjeve me viktima, apo kur lind e nevojshme kryerja e ekspertimeve mjeko-ligjore, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe të neneve 6, 7 e 13 të ligjit Nr. 7830, datë 15.06.1994 “Për Autopsitë”,

U D H Ë Z O J M Ë:

  1. Në rastet e ngjarjeve me viktima, të vdekjeve me dhunë të llojeve të ndryshme si: vrasje, vetvrasje, aksident, lezione mekanike, helmime, asfiksi mekanike, veprimi i temperaturave ekstreme, korent elektrik etj., vdekjeve të papritura jashtë ose brenda institucioneve shëndetësore, kur nuk dihet me saktësi shkaku i vdekjes; në vdekjet e fëmijëve të porsalindur, që kanë lindur jashtë institucioneve shëndetësore; në vdekjet e personave të panjohur ose në rastet e kufomave të copëzuara ose të kalbëzuara, etj., është e nevojshme kryerja e detyrueshme e autopsisë.

  1. Për rastet e theksuara më lart, organet e prokurorisë, të policisë gjygjësore dhe të ruajtjes së rendit janë të detyruara, të marrin të gjitha masat për ruajtjen e vendit të ngjarjes, fiksimin e gjurmëve dhe provave materiale, sigurimin e transportit të kufomës në morg ose në vendin ku do të kryhet autopsia, sigurimin e personelit mjeko-ligjor gjatë autopsisë dhe sigurimin e transportit të materialeve të marra për ekzaminime plotësuese në laboratorët përkatës. Në lidhje me kohën se kur do të kryhet  autopsia, të tregohet kujdes në drejtim të organizimit të punës në mënyrë që, mundësisht, ky veprim të bëhet në intervalin nga ora 08.00-16.00, kohë në të cilën ndriçimi natyror është i mjaftueshëm.

  1. Të tregohet kujdes dhe të bëhen të gjitha përpjekjet që objekti i autopsisë të dërgohet në morg, ku edhe kushtet janë maksimale. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe kur shkaqet e ngjarjes janë të qarta, të mjaftohet me kryerjen e ekspertimit në vend dhe të lejohet marrje e kufomës nga familja, pa ju nënshtruar autopsisë.

  1. Në zbatim të nenit 179, pika 1 të K.Pr.P., vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor të mos jetë nominal, (në emër të një eksperti konkret) por të dërgohet, gjithmonë, pranë Shërbimit Qendror të Ekspertimit Mjeko-Ligjor, ku pasi merret në dorëzim sipas rregullave, jepet urdhëri përkatës për kryerjen e punës, nga drejtuesi i institucionit. Vendimi për kryerjen e ekspertimit të jetë në dy kopje, të cilat pasi evidentohen dhe jepet urdhëri përkatës për kryerjen e ekspertimit nga shefi i këtij shërbimi, protokollohen dhe një kopje qëndron në sekretarinë e SHQEML-it, ndërsa kopja tjetër, bashkë me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, i kthehet organit i cili ka kërkuar ekspertimin. Në rast kur organi që urdhëron kryerjen e ekspertimit, ka ndonjë preferencë apo rezervë, për ndonjë ekspert konkret, mundet t’ja bëjë prezent këtë, drejtuesit të SHQEML-it, në shkresën përcjellëse të vendimit të ekspertimit.

  1. Kur është e nevojshme kryerja e analizave toksikologjike, sidomos të drogës dhe të lëndëve helmuese, me qëllim që të evidentohen ndrërhyrjet dhe deformimet e rezultatit  të analizave, kur çmohet nga organi që urdhëron kryerjen e ekspertimit, të aplikohet kryerja e analizës paralele, në laboratorin e SHQEML dhe në Laboratorin Qendror Kriminalistik.

  1. Për kryerjen e ekzumimeve, të mbahet parasysh, kryerja e tyre, mundësisht, në orët e para të mëngjesit, kur lëvizja e njerëzve është e kufizuar, me qëllim që të shmanget përshtypja që krijohet në raste të tilla në ambjentin rrethues. Organet e policisë, të marrin të gjitha masat për krijimin e kushteve normale të punës, duke siguruar ruajtjen e vendit të kryrjes së ekzumimit, duke shoqëruar mjekët gjatë ardhjes dhe gjatë largimit nga ky vend e deri në përfundim të veprimeve, analizave etj.

  1. Organi i prokurorisë dhe hetimit, në të gjitha rastet e vdekjeve të dhunshme, për të cilat ka filluar çështja penale dhe është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor, duhet të zbatojnë kërkesat e nenit 10 dhe 11 të Ligjit Nr. 7830, datë 15.06.1994 “Për autopsitë” dhe të nenit 15 të Ligjit Nr. 5840, datë 20.02.1979 “Për Aktet e Gjëndjes Civile” dhe të kujdesen për plotësimin e skedës së vdekjes nga mjeku-ligjor. Pasi të merret ky dokument, të jepet leja e varrimit dhe të dërgohet urdhëri për të bërë veprimet në aktet e gjendjes civile, brenda tre ditëve nga data e ngjarjes.

  1. Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.