Historia

Nr.120, datë 27.2.2003 Për krijimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetues, të neneve 13 pika 1 dhe 19 pika 1 të ligjit nr.7893, datë 22.12.1994 Për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë dhe të nenit 6 të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001 Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë se Drejtësisë, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Krijimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, sipas strukturave dhe organizimit ekzistues të Shërbimit të Ekspertimit Mjekoligjor.
2. Instituti i Mjekësisë Ligjore është institucion qëndror, buxhetor, në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
3. Drejtimet e përgjithshme të veprimtarisë të këtij Instituti janë:
a) Veprimtaria kërkimore-shkencore për zbulimin dhe zbatimin e metodave bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore.
b) Organizimi dhe drejtimi i veprimtarisë së shërbimeve të ekspertimit mjekoligjor në Republikën e Shqipërisë.
c) Kryerja e ekspertimeve mjekoligjore, patologjike,toksikologjike, biologjike dhe psikiatrike, si dhe e veprimeve tëtjera, sipas rasteve dhe procedurave të parashikuara në Kodin eProcedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe në ligje tëveçanta.
ç ) Bashkërendimi i veprimtarisë se këtij Instituti me institucionetshëndetësore për parandalimin e veprave penale, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacienteve.
d) Përgatitja dhe kualifikimi i vazhdueshëm shkencor ispecialistëve të mjekësisë ligjore.
4. Instituti i Mjekësisë Ligjore, sipas ligjit, kryen ekspertime mjekoligjore, me kërkesën e palëve në procesin civil, të subjekteve të procedimit penal dhe të personave të tjerë juridike, kundrejt pagesës së shpenzimeve dhe të tarifave përkatëse.
5. Tarifat për veprimet dhe shërbimet, që ofron Instituti i Mjekësisë Ligjore, masa dhe mënyra e llogaritjes së këtyre shpenzimeve, caktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.
6. Vendimi nr.343, datë 5.6.1998 i Këshillit të Ministrave Për kalimin në varësi të Ministrisë së Drejtësisë të Shërbimit të Ekspertimit Mjekoligjor, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.