Pjesëmarrja e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Konferencën Ndërkombëtare “MALPRACTICE 2026”

Në datat 8–11 tetor 2026, mjekë ligjorë dhe specializantë të rinj të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “MALPRACTICE 2026”, me fokus përgjegjësinë profesionale mjekësore, veçanërisht në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë, të organizuar nga Balkan Academy of Forensic Sciences.

Gjatë kësaj konference, mjekët ligjorë dhe specializantët e rinj të IML-së prezantuan punime shkencore, duke trajtuar çështje me rëndësi në fushën e mjekësisë ligjore dhe të përgjegjësisë profesionale mjekësore.

Temat e referuara u pritën me interes të veçantë nga pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan lart përmbajtjen shkencore, cilësinë e prezantimeve dhe rëndësinë e çështjeve të trajtuara.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional të mjekëve ligjorë dhe specializantëve të rinj.

Instituti i Mjekësisë Ligjore mbetet i angazhuar në mbështetjen e veprimtarisë shkencore, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës.