VENDIM nr.120 WEB

VENDIM

Nr.120, datë 27.2.2003

PËR KRIJIMIN E INSTITUTIT TË MJEKËSISË LIGJORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 pika 1 dhe 19 pika 1 të ligjit nr.7893, datë 22.12.1994 “Për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë” dhe të nenit 6 të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Krijimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, sipas strukturave dhe organizimit ekzistues të Shërbimit të Ekspertimit Mjekoligjor.
  2. Instituti i Mjekësisë Ligjore është institucion qëndror, buxhetor, në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
  3. Drejtimet e përgjithshme të veprimtarisë të këtij Instituti janë:
  4. a) Veprimtaria kërkimore-shkencore për zbulimin dhe zbatimin e metodave bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore.
  5. b) Organizimi dhe drejtimi i veprimtarisë së shërbimeve të ekspertimit mjekoligjor

në Republikën e Shqipërisë.

  1. c) Kryerja e ekspertimeve mjekoligjore, patologjike, toksikologjike, biologjike dhe psikiatrike, si dhe e veprimeve të tjera, sipas rasteve dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe në ligje të veçanta.

ç) Bashkërendimi i veprimtarisë së këtij Instituti me institucionet shëndetësore për parandalimin e veprave penale, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientëve.

  1. d) Përgatitja dhe kualifikimi i vazhdueshëm shkencor i specialistëve të mjekësisë ligjore.
  2. Instituti i Mjekësisë Ligjore, sipas ligjit, kryen ekspertime mjekoligjore, me kërkesën e palëve në procesin civil, të subjekteve të procedimit penal dhe të personave të tjerë juridikë, kundrejt pagesës së shpenzimeve dhe të tarifave përkatëse.
  3. Tarifat për veprimet dhe shërbimet që kryen Instituti i Mjekësisë Ligjore, masa dhe mënyra e llogaritjes së këtyre shpenzimeve, caktohen me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.
  4. Vendimi nr.343, datë 5.6.1998 i Këshillit të Ministrave “Për kalimin në varësi të Ministrisë së Drejtësisë të Shërbimit të Ekspertimit Mjekoligjor”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Fatos Nano