URDHËR I PËRBASHKËT
PËR
MIRATIMIN E TARIFAVE PËR VEPRIMET DHE SHËRBIMET
QË OFRON INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE
Në mbështëtje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit Nr.8678, datë 14.05.2001, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, Ligjit Nr.7893, datë 22.12.1994, “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, V.K.M., Nr. 120, datë 27.02.2003 “Për krijimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”,
U R D H Ë R O J M Ë:
- Miratimin e tarifave për veprimet dhe shërbimet që ofron Instittuti I Mjekësisë Ligjore sipas aneksit bashkëlidhur.
- Shfuqizimin e Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë Nr.3375, datë 16.09.1999, “Për tarifat e Mjekësisë Ligjore”.
- Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Drejtoria e Profesioneve të Lira në Ministrinë e Drejtësisë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I DREJTËSISË MINISTRI I FINANCAVE
ALDO BUMÇI RIDVAN BODE
TABELA E TARIFAVE
PËR EKSPERTIMET E NDRYSHME QË KRYHEN SHËRBIMI MJEKO-LIGJOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
EKSPERTIME NË FUSHËN E PATOLOGJISË LIGJORE
Nr. Loji i Ekspertimit Koha mesatare TARIFA
Orë (lekë)
1.EKSPERTIME NË PERSONA
1.a. Dëmtime të përëndësishme dhe deri në 9-ditë. 1 500 (lekë)
1.b. Dëmtime mbi 9-ditë pa shtrim në spital 2 1.000(lekë)
1.c. Dëmtime mbi 9-ditë me shtrim në spital. 3 2.000 (lekë)
1.d. Përcaktimi i moshës, identitetit. 4 2.000 (lekë)
1.e. Përcaktimi i shkallës së dehjes së alkolit. 5 5.000 (lekë)
1.f. Përcaktimi i barrës, dështimi, lindjes 5 5.000 (lekë)
1.g. Përcaktimi i gjëndjes seksuale dhe në krimet seksuale. 5 5.000 (lekë)
- EKSPERTIME NË KUFOMA.
2.a. Autopsia në morg. 5 10.000 (lekë)
2.b. Autopsia në vënd ngjarje. 8 15.000 (lekë)
2.c. Autopsi në kufomë të kalbëzuara, të coptuara dhe skeletizuara. 10 20.000 (lekë)
2.d. Ç’varrosje të kufomës. 15 50.000 (lekë)
- Ekspertime mbi dokumentat e çështjes
3.a. Ekspertime të thjeshta pa komision. 4 3.000 (lekë)
3.b. Ekspertime të thjeshta me komision. 5 5.000(lekë)
3.c. Ekspertime të ndërlikuara me komision. 12 20.000(lekë)
3.d. Riekspertime me komision. 8 10.000(lekë)
EKSPERTIME NË FUSHËN E BIOLOGJISË LIGJORE
- EKSPERTIME TË LËNGJEVE BIOLOGJIKE
4.a. Ekspertim i gjakut të lëngshëm me një objekt. 2 3.000
4.b. Ekspertimi i gjakut të lëngshëm me shumë objektë. 5 5.000
4.c. Ekspertimi i spermës së lëngshëm. 2 3.000
4.d. Ekspertimi i gjakut për njohje atësie ose amësie 8 30.000
- EKSPERTIME TË NJOLLAVE TË THATA, QIMEVE, INDEVE.
5.a. Ekspertime i njollave të gjakut me një objekt. 10 5.000 (lekë)
5.b. Ekspertimi i njollave të gjakut me shumë objektë. 24 20.000(lekë)
5.c. Ekspertimi i njollave të spermës. 5 5.000 (lekë)
5.d. Ekspertimi i qimeve. 8 5.000 (lekë)
5.e. Ekspertim i materialeve indore me histopatologji 10 8.000 (lekë)
5.f. Ekspertimi i materialeve indore me histiokimi 15 10.000 (lekë)
5.g. Ekspertim antropologjik i eshtrave skeletike. 6 5.000 (lekë)
5.h. Ekspertim antropologjik i një skeleti të plotë. 12 10.000 (lekë)
6.EKSPERTIME NË FUSHËN E KIMISË LIGJORE.
- Ekspertime në organet kufomore
6.a. ekspertim kimik në organe të freskëta. 6 7.000 (lekë)
6.b. Ekspertim kimik për organe të freskëta për shumë helme. 30 25.000 (lekë)
6.c. Ekspertim kimik në organe të dekompozuara për një helm të veçantë. 6 10.000(lekë)
6.d. ekspertim kimik në organe të dekompozuara për shumë helme. 30 27.000 (lekë)
- EKSPERTIME KIMIKE NË MATERIALE TË SEKUESTRUARA
(DROGË,MEDIKAMENTE).
7.a. Ekspertimi për një element të veçantë. 4 7.000 (lekë)
7.b. Ekspertim për shumë elementë. 12 13.000(lekë)
- EKSPERTIME KIMIKE NË PROVA (ujë, ushqime, pije etj).
8.a. Ekspertime për një element të veçantë. 4 5.000 (lekë)
8.b. Ekspertim për shumë elementë. 10 8.000 (lekë)
- EKSPERTIME KIMIKE NË LËNGJE BIOLOGJIKE (gjak, urinë etj.)
9.a. Ekspertim për një element të veçantë. 3 10.000
9.b. Ekspertim për shumë elemente. 6 15.000
EKSPERTIME NË FUSHËN E PSIKIATRISË – LIGJORE
- EKSPERTIME PSIKIATRIKE NË ÇËSHTJE PENALE.
10.a. Ekspertim psikiatrik ambulatore 10 10.000(lekë)
10.b. Ekspertim psikiatrik spitalore. 20 20.000(lekë)
- EKSPERTIME PSIKIATRIKE NË ÇËSHTJE CIVILE.
11.a. Ekspertime psikiatrike ambulatore 10 10.000 (lekë)
11.b. Ekspertim psikiatrike spitalore. 20 15.000(lekë)
11.c. Ekspertime në mungesi (pas vdekjes). 30 25.000(lekë)
- THIRRJE TË EKSPERTËVE (PATOLOGË, TOKSIKOLOGË, BIOLOGË, PSIKIATËR) NË SEANCAT GJYGJËSORE.
12.a. Për çështje penale 10.000(lekë)
12.b. Për çështje civile. 5.000 (lekë)
- SHËRBIME TEKNIKE NË MORG
13.a. Ruajtja e kufomës në morg për çdo ditë për vëndas dhe të huaj. 3.000(lekë)
13.b. Tualeti i kufomës. 2.000(lekë)
13.c. Ballsamimi i kufomës. 5.000(lekë)
13.d. Skeda e vdekjes. 100(lekë)
13.e. Dokumenta për transport jashtë shtetit. 5.000(lekë)