Botimet

Revista e përvitshme e Mjekesise Ligjore ka luajtur një rol të rëndësishem në zhvillimin e mjekësisë ligjore dhe shkencave të tjera Forense të vëndit tonë. Cështjet e trajtuara në të gjatë këtyre  vjetëve të ekzistencës së saj u përkasin në radhë të parë fushave të ndryshme mjekoligjore: Patologjisë, Psikiatrisë, Toksikologjisë, Biologjisë, Antropoligjisë Mjekoligjore. Po kështu janë paraqitur artikuj studimorë mbi Etikën Mjekësore, Kriminalistikën, Kriminologjinë, shkencat e tjera penale etj. Në të vërtetë, botimi i kësaj reviste ka qënë një nxitje e madhe në radhë të parë për punojësit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët mjekoligjore të rretheve të ndryshme të vendit tonë, ata të Kosovës dhe Maqedonisë, për mundësine që u ka krijuar me qëllim që aktivitetet e tyre të shumta në fushat e ndryshme të ekspertimeve mjekoligjore dhe ato të studimeve shkencore, t’i pasqyrojnë në artikujt e kësaj reviste.
Gjate kesaj periudhe ka pasur edhe disa botime te pakta nga autore te huaj, kryesisht te atyre te vendeve te tjera ballkanike. Në fakt, jo vetëm artikujt shkencorë, por dhe ato nga literatura dhe në ndihmë të praktikës mjekoligjore, kanë dhënë një ndihme të vyer për të gjithë ekspertët mjekoligjorë, kanë dhënë një ndihme të vyer për të gjithë ekspertët mjekoligjorë të vendit tonë, në aktivitetin e tyre të përditshëm, po kështu për mjeket e tjerë dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë si dhe juristët: prokurorët, gjygjtarët, oficerët e policisë gjyqësore, avokatët etj. Në stadin aktual të zhvillimit të Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Forense në vëndin tonë, del nevoja që kjo revistë ta permiresojë me tej nivelin cilësor të artikujve të saj si dhe në kuadrin e shtimit të bashkëpunimit me institucionet mjekoligjore të vëndeve të tjera, të rritet numri i bashkëpunëtorëve të huaj të saj.
Padyshim që në këtë drejtim një ndikim pozitiv do të ketë përfshirja për herë të parë në kolegjumin e redaksisë së kësaj reviste të disa profesorëve të njohur ndërkombetarisht nga fushat e Mjekesisë Ligjore dhe Antropologjisë. Kështu, në bordin editorial ndërkombëtar aktualisht bëjnë pjesë Pord. Dr. Prasanta KUmar Chattopadhyay, antropologu i shquar mjekoligjor indian; Prod. Dr Katsuji Kumar (Japoni) dhe Prof. Dr Giuseppe Vacchiano (Itali), të cilët i falenderojmë për pjesëmarrjen aktive tash e tutje si anetarë të kolegjumit të redaksisë së kësaj reviste, Në këtë reviste paraqiten  artikuj shkencoorë,  që pasqurojnë literaturën e huaj mjekoligjore si dhe një pasqyre e hollësishme e veprimtarisë shkencore në fushën e ekspertimeve gjatë këtyre dy viteve të fundit.