R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë M I N I S T R I A E D R E J T Ë S I S Ë
I N S T I T U T I I M J E K Ë S I S Ë L I G J O R E
PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit, Nr.119/2014 “ Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur program i transparencës për Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KDIMDP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në institucionin tonë, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së
punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.mjekesialigjore.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut në hollin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, çdo dokument është i aksesueshëm edhe me shkresë zyrtare. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë përmbajtje. Faqja zyrtare www.mjekesialigjore.gov.al është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes sonë zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve, ose kur informacioni është në proçes hetimi dhe përbën vepër penale informimi pa mbaruar cështja. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
- PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Instituti i Mjekësisë Ligjore ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe përkatësisht: Ligji Nr.9887 , datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik;
- nuk është në proçes hetimi;
- nuk bie ndesh me ligjet në fuqi;
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË NË FAQEN TON ZYRTARE
1.Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit
Nr.119/2014“Për të Drejtën e Informimit”.
2.Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Instituti i Mjekësisë Ligjore vendos në dispozicion të publikut faqen e internetit www.mjekesialigjore.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
a.Strukturën organizative të Institutit, ligjet, aktet nënligjore, kodet respektive, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
c.Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
d.Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
f.Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara;
g.Informacion për procedurat e prokurimit sipas parashikimeve të ligjit Nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;
- Informacion për shërbimet që Instituti i Mjekësisë Ligjore i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh,dhe çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Instituti i Mjekësisë ligjore nga vetë natyra e punës që ka, gjithashtu, krijon dhe arshivon një kopje të të gjitha materjaleve të tij, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Mënyra e publikimit |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Neni 7/1/a/ Ligji 119/2014 |
Vendimi Nr.21, datë 25.01.2014 Drejtori 1 pozicion Ekspert Mjeko Ligjor dhe Kërkimi shkencor 4 pozicione |
Ekspert Mjeko Ligjor IML dhe pranë gjykatave të Apelit 9 pozicione
Ekspert Psikiatër Ligjor 2 pozicione
Ekspert Toksikolog Ligjor 3 pozicione
Ekspert Biolog Ligjor 1 pozicionNë faqen zyrtare të “Institutit të
Mjekësisë Ligjore”Informacion për procedurat
që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proceduratNeni
7/1/c/g Ligji
119/2014Kërkesë me shkrim në protokoll,
Ankesë me shkrim në protokoll,
Shpjegime mbi kërkesën dhe ankesën ku të identifikohet personi kërkues;
Adresën postare të personit që
bën kërkesën ;Në faqen zyrtare të “Institutit të
Mjekësisë Ligjore”
“E drejta për informim”
Të dhëna për vendndodhjen
e zyrave të autoritetit publik,
Orari i punës,
Emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
Neni 7/1/ç
Ligji
119/2014Instituti i Mjekësisë Ligjore
ndodhet brënda ambjenteve të
QSUT-së.
Orari: 8:00 (AM) – 16:30 (PM)
Koordinatori Amarildo Mekollari amarildo_mekollari@live.com
0696206290Në faqen zyrtare të ” Institutit të
Mjekësisë Ligjore”
“Koordinatori”BuxhetiNeni
7/1/e Ligji
119/2014
Buxheti
Raporte
Në faqen zyrtare të “Institutit të
Mjekësisë Ligjore”Informacion për procedurat
e prokurimit.Neni 7/1/ë
Ligji
119/2014Rregjistri I prokurimeve publike
eshte bashkengjitur ne faqen zyrtare te I.M.L.Në faqen zyrtare të “Institutit te
Mjekësisë Ligjore”Regjistri i kërkesave dhe
përgjigjeve, sipas nenit 8 të
ligjit nr. 119/2014Neni
7/1/i Ligji
119/2014TabelëNë faqen zyrtare të” Instituti I
Mjekësisë Ligjore”
“Programi i Transparencës”Mbajtja e dokumentacionit
nga Instituti I Mjekësisë
Ligjore.Neni 7/1/hTabelëNë faqen zyrtare të “Instituti I
Mjekësisë Ligjore”
- PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Instituti i Mjekësisë Ligjore vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.mjekësia ligjore.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI.MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron
zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
MIRATOI
DR.BLEDAR XHEMALI DREJTOR
Punoi:Amarildo Mekollari
amarildo_mekollari@live.com
044 200 169